Politike

Meta komenton paketën anti-KÇK: Lufta kundër krimit nuk bëhet me fushata

7 Shkurt 2020, 17:36 Nga DOSJA
Meta komenton paketën anti-KÇK: Lufta kundër krimit nuk

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar sot paketën anti-KÇK që është ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Uashingtoni, Meta u shpreh se lufta kundër krimit duhet të vijojë në kohë dhe nuk duhet të jetë vetëm me fushata.

Meta pohoi se legjislacioni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosje. “Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme.

 Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit”, u shpreh Meta.

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Formulari u është derguar dhe të dënuarve të tjerë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti kçk’ nis punën në 7 qytete ilir meta meta per zerin e amerikes anti kçk’ nis punën në 7 qytete ilir meta meta per zerin e amerikes

Sondazh

Poll