Politike

Meta akuza maxhorancës: Po kthejnë Kushtetuesen në organizatë partia, po hidhet në erë Reforma në Drejtësi

7 Shkurt 2020, 17:55 Nga DOSJA
Meta akuza maxhorancës: Po kthejnë Kushtetuesen në

SHBA- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për të dnryshuar procedurën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta tha se po tentohet të hidhet në erë Reforma në Drejtësi.

Po ashtu ai shtoi se Kushtetuesja po tentohet të kthehet në një organizatë parti, pasi sipas tij po bëhet një ligj mbi kushtetutën.

“Më duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që tregojnë mungesë respekti për shtetin ligjor dhe Kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjshme reformën në drejtësi, aq më tepër për institucionin më të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese.

Të bësh një ligj mbi Kushtetutën, nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Është Presidenti, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike betimi i gjyqtareve ilir meta ngërçi në kushtetuese betimi i gjyqtareve ilir meta ngërçi në kushtetuese

Sondazh

Poll