Sport

“Ronaldo është i vjetër për Bayernin”, presidenti bavarez “ngacmon” Juven

7 Shkurt 2020, 18:31 Nga DOSJA
“Ronaldo është i vjetër për Bayernin”,

Cristiano Ronaldo në merkaton e verës spekulohet se mund të largohet nga Juventusi, nëse nuk fiton Champions League. Ylli portugez ka një kontratë deri në vitin 2022, por 35-vjeçari mund të vendosë pro largimit për një skuadër me më shumë potencial.

Bayern Munchen nuk është domosdoshmërisht më lart se bardhezinjtë, por përflitet si një ndër klubet e interesuara për portugezin. Media të ndryshme e kanë përmendur si opsion këtë transferim që para dy vitesh, por presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer, ka hedhur poshtë spekulimet.

“E kuptueshme që në këtë moment dalin shumë emra në shtyp, por Cristiano është shumë i vjetër për ne”, ka deklaruar numri 1 i klubit më të madh në Gjermani. Një deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe Uli Hoeness, kur CR7 u transferua te Juventusi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern cristiano ronaldo juventus bayern cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll