Sport

Bonucci i rikthehet Champions-it: Dybala më ka shtangur me atë veprim

7 Shkurt 2020, 17:17 Nga DOSJA
Bonucci i rikthehet Champions-it: Dybala më ka shtangur me atë veprim

Leonardo Bonucci i është rikthyer golit fantastik, që sulmuesi Paulo Dybala i shënoi Atletico Madrid-it në Champions League. Mbrojtësi i Juventusit është mahnitur nga argjentinasi dhe pret shumë prej tij.

“Ai gol që Dybala shënoi ishte perlë, sipas meje. Ai e gjeti trekëndëshin nga një pozicion i pamundur. Isha para portierit Oblak dhe i thashë Paulos të gjuante fort”.

“Unë vetë nuk isha në pozicion të parregullt dhe portieri i Atleticos nuk mund të shihte gjë, pasi kishte vendosur dy lojtarë në mur. Nuk e prisja se ai do të godiste në atë mënyrë”, ka deklaruar Bonucci.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonucci dybala juventus bonucci dybala juventus

Sondazh

Poll