Politike

Basha reagon pas deklaratës së Misionit të KiE: Në 30 qershor nuk pati zgjedhje, t’u kthejmë qytetarëve qeverisjen legji

7 Shkurt 2020, 14:31 Nga DOSJA
Basha reagon pas deklaratës së Misionit të KiE: Në 30

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së misionit të KiE që pati kritika të forta për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se misioni i KiE, ritheksoi se në Shqipëri ka nuk ka patur zgjedhje dhe pushteti vendor nuk është as pluralist e as i qytetarëve

Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan Basha.

Ditën e djeshme misioni i Këshillit të Evropës zhvilloi në vizitë në Shqipëri dhe u shprehën në zgjedhjet e 30 qershorit pati shumë elementë nëgativë. Në raportin e tyre pas vizitës theskohej se zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha misioni i kie zgjedhjet e 30 qershorit lulzim basha misioni i kie zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll