Aktualitet

Braktisi foshnjën pesë muajshe dhe u largua nga banesa/ Vihet nën hetim 20-vjeçarja nga Indonezia dhe katër shoqet e saj (EMRI)

20-vjeçarja indoneziane ka qenë pesë muajsh shtatzënë në kohën kur ka ardhur në Shqipëri.

29 Tetor 2025, 16:23 Nga E.d
Braktisi foshnjën pesë muajshe dhe u largua nga banesa/ Vihet nën
Foto ilustruse

TIRANË- Ayu Putri, 20 vjeç me origjinë nga Indonezia ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur. 20-vjeçarja jetonte së bashku me shoqet e saj në një banesë me qera në kryeqytet. Ajo kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shoqet e saj, katër muaj më parë. Bëhet me dije se ato punonin si pastruse në disa lokale në Tiranë.

20-vjeçarja indoneziane ka qenë pesë muajsh shtatëzënë në kohën kur ka ardhur në Shqipëri. Shoqet e saj kanë gjetur foshnjën në banesë dhe kanë lajmëruar menjëherë pronarin e banesës me qera dhe më pas policinë.

Foshnja është dërguar në spital, për të parë nëse ka pësuar ndonjë problem shëndetësor, ndërsa bëhet me dije se gëzon shëndet të mirë. Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj nënës 20-vjeçare. Gjithashu janë vendosur nën hetim edhe katër shoqet e saj, pasi nuk kanë treguar menjëherë krimin pranë policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin./Dosja.al

ayu putri 20 vjeç indonezia

Sondazh

Poll