Aktualitet

Kërcënoi me armë policin dhe drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Ai u arrestua pasi po drejtonte automjetin e tij, në gjendje të dehur dhe kanosi efektivin e policisë me armë.

29 Tetor 2025, 15:53 Nga E.d
Kërcënoi me armë policin dhe drejtonte automjetin në gjendje
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 46-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua pasi po drejtonte automjetin e tij, në gjendje të dehur dhe kanosi efektivin e policisë me armë.

Pas ndalimit nga forcat blu ai ka dalë nga automjeti i tij dhe ka kërcënuar policin e zonës me armën sportive, të cilën e mbante pa leje. 46-vjeçari banues në Sukth është arrestuar menjëherë nga policia. Policia ka sekuestruar armën, ndërsa po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur. Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

armë 46-vjeçari durrës

Sondazh

Poll