Aktualitet

Bënte veprime të dyshimta dhe iu gjet një sasi kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike.

29 Tetor 2025, 13:16 Nga E.d
Bënte veprime të dyshimta dhe iu gjet një sasi kokaine,
Foto ilustruse

GJERMANI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike. 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Kiel të Gjermanisë.

Sipas burimeve, pas kontrollit fzik, shqiptarit iu gjet  një dozë kokaine. I riu u pikas nga policia gjermane, pasi po bënte lëvizje të dyshimta në rrugë. Autoritetet gjermane po hetojnë rastin deri në një vendim final ndaj të arrestuarit./Dosja.al

gjermani 21-vjeçari kokainë

Sondazh

Poll