Aktualitet

Të shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe grabitje, arrestohen dy persona në Shkodër

Dy personat ishin shpallur në kërkim nga policia pasi akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.

29 Tetor 2025, 13:32 Nga E.d
Të shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe
Foto ilustruse

SHKODËR - Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër. Dy personat ishin shpallur në kërkim nga policia pasi akuzoheshin për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të kësaj policia ka arrestuar një 59-vjeçar, i cili së bashku me familjarët e tij ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tij.

Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e policisë, disa javë më parë. Është arrestuar edhe një 64-vjeçar, pasi gjykata i kishte cakuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”. Mbi 64-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. I arrestuari kishte vjedhur disa bagëti dhe produkte ushqimore, në fshatin Buhot të Pukës.

Njoftimi i policisë

DVP Shkodër/Kapen dhe vihen në 2 shtetas në kërkim. Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, disa javë më parë. Vihet në pranga dhe 1 shtetas tjetër, i dyshuar për dhunim banese dhe për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin S. Sh., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 04.09.2025. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Gj. M., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më 14.04.2024, në fshatin Buhot, Pukë, ka dëmtuar stallën në pronësi të shtetases Gj. F., si dhe ka vjedhur bagëti dhe produkte ushqimore në banesën e shtetasit M. F. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

shkodër dy persona kultivim narkotikësh

Sondazh

Poll