29 Tetor 2025, 14:11
Nga M.L
Prokuroria Lezhë
LEZHË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka sekuestruar mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Sakaq ka lëshuar masa sigurie ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’.
Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:
Gentian Malota- ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Artur Shabaku- ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Artmir Maxhuni- përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
P.T- masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
Luiza Bala- inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Hekuran Xhina- inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Flor Gjini- ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Kol Malaj- ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Martin Ndoka- Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria e Lezhës sekuestron katër objekte ndërtimi të ndërtuara pa leje dhe legalizuara, tek “Rana e Hedhun”, Shëngjin, masa sigurie për 9 persona përfshirë ish-zyrtarë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal si dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Në kuadër të një hetimi disa mujor, lidhur me procedimin penal nr. 135/2025, që ka për objekt një numër ndërtimesh pa leje të kryera në një zonë të rëndësisë kombëtare (e përcaktuar si e tillë me vendimin nr. 01, datë 28.12.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit), në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka finalizuar fazën e identifikimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale përkatëse.
Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:
Shtetasi G.M., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi A.Sh., ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi A.M., përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Shtetasi P.T., masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal, kryer më shumë se një herë, dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal;
Shtetasi L.B., inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal;
Shtetasi H.Xh., inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;
Shtetasi F.Gj., ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Shtetasi K.M. ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Shtetasi M.N., Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është pranuar kërkesa e Prokurorisë me ndryshimet vetëm për shtetasin G.M, A.SH dhe A.M për të cilët ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Në kuadër të hetimeve është pranuar nga Gjykata kërkesa për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë.
Hetimet për këtë çështje vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ Dosja.al
prokuroria lezhe tjetersim pronash ndertime pa leje
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:56
M.L
Ilir Proda, Foto ilustruese
TIRANA- Përshkimi që mbartte e-maili i nisur drejt qytetarëve nga persona ende të paidentifikuar në em...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Policia ka arrestuar një 24-...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:32
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR - Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër. Dy personat ishin shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohe...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:23
M.L
Arben Shehu
TIRANA- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, ka bërë sot një deklaratë të...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:16
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Ai është arrestuar nga autoritetet gjerma...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 13:15
M.L
GJKKO
LEZHË- Me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ja...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 12:55
M.L
Foto Ilustruese
TIRANA- Një tërmet 3.6 i shkallës Rihter është regjistruar në kryqytet pak çaste më parë. L...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 12:06
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në francë, ku sipas mediave vendase mësohet se një shqiptar ...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 12:03
I.A
Shfaqja e re e Teatrit Shëtitës, "Rendi i ri" nga Katalanasi Sergi Pompermayer, është një histori plot kthesa që del nga klima e...
Aktualitet
29 Tetor 2025, 11:14
I.A
Policia
TIRANË- Ndryshime ka ndodhur në drejtimin e komisariateve në disa qytete në vend. Mësohet se ndryshime ka pasur n&eum...