Aktualitet

"Kanë frikë të auditojnë punën e Kryeministrit", kreu i KLSH: Një punonjës ma kërkoi mua ta bëja, u largua nga puna për shkak të...

Kreu i KLSH-së shtoi gjithashtu se ka marrë një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të kërkuar mbështetje në përpjekjet për të audituar aktivitetin e Kryeministrit.

29 Tetor 2025, 13:23 Nga M.L
"Kanë frikë të auditojnë punën e
Arben Shehu

TIRANA- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, ka bërë sot një deklaratë të fortë gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Shehu tha se një punonjës i institucionit është larguar nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.

Kreu i KLSH-së shtoi gjithashtu se ka marrë një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të kërkuar mbështetje në përpjekjet për të audituar aktivitetin e Kryeministrit.

Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.

Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës.

arben shehu

Sondazh

Poll