Aktualitet

Nga shpërndarja e lëndëve narkotike, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe deri tek garabitjet, disa persona të arrestuar në Tiranë

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

29 Tetor 2025, 13:53 Nga E.d
Nga shpërndarja e lëndëve narkotike, drejtimi i automjetit
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Në kuadër të kësj u arrestuan edhe dy persona të tjerë 23 dhe 26 vjeç, pasi nuk kishiin treguar krimin.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe dy celularë. Është arrestuar edhe një 46-vjeçar, pasi kishte kryer disa vjedhje. Gjykata e ka dënuar 46-vjeçarin me dy muaj burg. Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar edhe një 34-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit Xh. S., 24 vjeç, G. L., 26 vjeç dhe B. M., 23 vjeç, pasi 24-vjeçari posedonte një sasi Cannabisi, krim për të cilin nuk kanë kallëzuar 2 të arrestuarit e tjerë. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqiperi, një automjet që rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq punohet për kapjen e shtetasit A. L.. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: ndaluan shtetasin F. B., 46 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”; referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., pasi dyshohet se nuk ka kryer pagesën për akomodimin në një hotel;  referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. N., A.  Ç., Xh. T. dhe J. L., pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike, duke u konfliktuar verbalisht, me njëri-tjetrin. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. P., pasi u kap duke hedhur fishekzjarre; shpallën në kërkim shtetasin F. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. M.. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., pasi dyshohet se me vetëgjyësi i ka kërkuar një shumë parash shtetases K. K., për të cilën ishin dakordësuar se nuk do t’ia merrte; shpallën në kërkim shtetasin J. F., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. J. Punohet për kapjen e shtetasit J. F.; punohet për shoqërimin e një shtetasi të mitur që dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka hedhur një sasi inertesh, në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7: arrestuan shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti në fshatin Domje, ka rënë nga lartësia, punonjësi i subjektit që bashkadministronin 2 shtetasit, shtetasi B. A, 69 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e 61-vjeçarit;referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë riparimit të portës së banesës së tij, në fshatin Domje, është dëmtuar prej mekanizmit lëvizës, shtetasi I. R., 75 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Xh. Ç, 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Më datë 28.10.2025: është çuar për mjekim, në spital, shtetasi K. G., 41 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë punës në një kompani industriale. 41-vjeçari mori asistencën mjekësore të nevojshme dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën; gjatë kontrollit me skaner, në PKK Rinas, në një kuti, shërbimet e Policisë gjetën 2 krehra armësh, pa municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë lëndë narkotike garabitje

Sondazh

Poll