Politike

“A do të ketë ndërhyrje në pronat e politikanëve?”/ Soreca-gazetares: Më pyetët sikur jam prokuror, po monitorojmë p

7 Shkurt 2020, 12:59 Nga DOSJA
“A do të ketë ndërhyrje në pronat e

Gjirokastër- Luigi Soreca, ambasadori i BE-së nga pika kufitare e Kakavijës, ku ka bërë një inspektim për operacion Frontex, ka folur edhe për OFL-në, Operacionin Forca e Ligjit. Ai ka deklaruar se BE po monitoron punën e OFL-së. Teksa është pyetur nga një gazetare se “A do të ketë ndërhyrje në pronat e politikanëve?”, ai theksoi se pyetja ishte sikur ai është prokuror.

Biseda:

Gazetarja: A do të ketë ndërhyrje në pronat e politikanëve shqiptarë? Dhe pyetja e dytë, PD ka ngritur shumë denoncime, si Ermal Hoxha apo edhe të tjerë që ka mbarurar një hetim kundër tyre. A do të ketë një rihetim nga OFL-ja? 

Soreca: Ju më pyetët sikur unë jam një prokuror, apo sikur jam në krye të Operacionit Forca e Ligjit. Ajo që mund të them është një gjë që tashmë e kam thënë disa herë që ky ligj i posaçëm aplikon atë parim, i cili ka  funksionuar në mënyrë efikase, që është parimi i ndjekes së parasë. Ndërsa ligji është i qartë në lidhje me subjeketet e tij, për ata që janë dënuar, apo ata që janë nën hetim për krim të organizuar. Për ne si BE ajo që është e rëndësishme është mënyra sesi do të zbatohet kjo. Ne po monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji.  

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren luigi soreca anti-kçk-ja zbret në terren luigi soreca

Sondazh

Poll