Politike

“Për të kapur lepurin në qerre shteti i ka të gjitha”/ Grida Duma paralajmëron ‘gongun’ në muajin Mars, çfarë pr

7 Shkurt 2020, 13:46 Nga DOSJA
“Për të kapur lepurin në qerre shteti i ka të

TIRANË– E ftuar në studion e “ABC news” me Juli Xhokaxhi, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, theksoi se politika po i bën gjyqin drejtësisë. Duma u shpreh se tagri i të drejtës nuk është në llafologji. Gjatë bisedës në studio folën për çështjen CEZ të cilën kreu i grupit Paralmetar Socialist Taulant Balla e cilësoi si dosjen më të errët. Duma u shpreh se gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi, është drejtësia.

“Sot jemi në një ironi të madhe, është një paçavure e politikës. Gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia. Pse tallesh me shqiptarët, po vazhdon të bëhet një teatër”, tha Duma.

Më tej Duma tha në studion e “ABC News” se marsi do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave.

Grida Duma : Disa gjëra lidhen me njëra-tjetrën. Muaji mars do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave, sa më shumë shtohet dështimi aq më shumë partnerët ndërkombëtarë nuk duan që të ndalojë reforma në drejtësi. Policia e Shtetit ka nevojë që të rrisë efiçencën ndaj policisë . Sa realisht po ndiqet paraja për të shkuar te krimi? Pse Edi Rama vendosi ngritjen e kësaj force? Grupet kriminale me të cilat erdhi në pushtet krijuan një kaos. Kjo ngjarje nuk e ka sot gjenezën, por para 7 viteve arriti kulmin”, u shpreh ajo.

Për të kapur lepurin në qerre shteti i ka të gjitha. Me implementimin e ndërkombëtarë në reformën në drejtësi shpresojmë të ndodhë. Nuk duhet të zgjatet periudha tranzitive. Ka pasur shumë momente që edhe  ambasadorët kanë ndërhyrë. Roli i tyre është domosdoshmëria më e madhe”, tha Duma.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma negociatat me shqiperine grida duma negociatat me shqiperine

Sondazh

Poll