Bota

Pamje prekëse/ Koronavirusi ndan çiftin kinez, shohin njëri-tjetrin pas 11 ditësh përmes xhamit dhe premtojnë se do martoh

7 Shkurt 2020, 19:38 Nga DOSJA
Pamje prekëse/ Koronavirusi ndan çiftin kinez, shohin

KINË– Pamje të trishta dhe po aq romantike ofron çifti kinez, të ngjashme  me një skenë filmi.

Chen Ying, një infermiere që ndihmon pacientët për të luftuar koronavirusin në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës, është detyruar të rrijë larg personave të saj të dashur. Për shkak të masave paraprake të sigurisë, çifti nuk është lejuar të takojnë njëri-tjetrin për 11 ditë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur ata do të ribashkohen më në fund, por vetëm nëpërmjet xhamit pasi  nuk mund ta prekin njëri-tjetrin.

Çifti mund të puthet vetëm nëpërmjet xhamit. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga spitali.

(A.K. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çifti kinez coronavirus çifti kinez coronavirus

Sondazh

Poll