Bota

‘Duhet të shohësh vajzën kur luan’, Jay-Z kujton bisedën e fundit me Kobe Bryant, si u takuan në festën

7 Shkurt 2020, 16:59 Nga DOSJA
‘Duhet të shohësh vajzën kur

AMERIKË-Jay-Z i cili ishte mik prej vitesh me legjendën e futbollit Kobe Bryant gjatë një inagurimi të serive të leksioneve Shawn JAY-Z  Carter në Universitetin Columbia, ka kujtuar bisedën e fundit që ka bërë me shokun e tij.

Sipas mediave të huaja ai ka rrëfyer së fundmi se ata ishin takuar në festën që organizoi Beyonce për Vitin e Ri dhe një nga bisedat që ka bërë me Bryant ka qenë në lidhje me vajzën e tij dhe karrierën e saj në basketboll duke thënë se ishte shumë krenar për të.

Kobe ishte shumë mirë asokohe. Mbaje mend që një nga gjërat e fundit që më tha ishte, ‘Duhet ta shohësh Gianna-n kur luan.’ Dhe më thyen zemrën sepse ishte kaq krenar për të, dukej në fytyrë. E pashë dhe i thashë, “Oh, do të bëhet një nga lojtaret me të mira të basketbollit në botë”– tha reperi.

Ndërkohë ndër të tjera ai ka thënë se së bashku me Beyonce e ka përjetuar  shumë keq dhimbjen e tij.

“Unë dhe Beyonce e patëm shumë të vështirë ta kalonim këtë moment. Kaq dua të them. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm në ditët e tij më të mira”- është shprehur Jay-Z

Homazhet për Kobe Bryant dhe të bijën Gianna do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center në Los Angeles.

Kobe Bryant legjenda e basketbollit amerikan është shuar me 26 janar pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jay-z dhe bshkeshortja e tij kobe bryant vanesa bryant jay-z dhe bshkeshortja e tij kobe bryant vanesa bryant

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...