Bota

Bota përballet me një ‘mungesë kronike’ të pajisjeve mbrojtëse anti-virus

7 Shkurt 2020, 13:23 Nga DOSJA
Bota përballet me një ‘mungesë kronike’ të

KINË– Bota po përballet me një “mungesë kronike” të pajisjeve që mund të mbrojnë individët nga koronavirusi, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë të premten.

“Ne po dërgojmë komplete testimi, maskash, dorezash, respiratorë dhe kostume në vendet e çdo rajoni. Sidoqoftë, bota po përballet me një mungesë kronike të pajisjeve mbrojtëse personale,”– tha ai.

Në lidhje me pyetjet sesi po e adresojnë zyrtarët këtë çështje, Ghebreyesus shtoi se ai do të flasë sërish për këtë çështje dhe do të gjejë një zgjidhje të drejtë në shpërndarjen e pajisjeve.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 28 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ‘mungesë kronike' 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine ‘mungesë kronike' 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...