Bota

Frika nga virusi vdekjeprurës/ 6 mijë çifte martohen me maska në fytyrë në Korenë e Jugut

7 Shkurt 2020, 13:12 Nga DOSJA
Frika nga virusi vdekjeprurës/ 6 mijë çifte martohen me maska

KORE E JUGUT- Mijëra çifte në Korenë e Jugut me maska ​​në fytyrë kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Këto kanë qenë ndër dasmat më masive në Kishën e Unifikimit të Premten.

Rreth 30,000 njerëz nga 64 vende, kanë marrë pjesë në dasmën masive të 6000 çifteve, në një ceremoni të organizuar në Qendrën Botërore të Paqes Cheong Shim në Gapyeong, në veri-lindje të Seulit.

Pavarësisht frikës dhe panikut nga virusi vdekjeprurës, me mijëra çifte u martuan ditën e sotme në ceremoninë më të madhe martesore në Kishën e Unifikimit në Korenë e Jugut.

Gjithashtu, kjo festë përkon me 100- vjetorin e lindjes së themeluesit të kishës.

Kisha e vazhdoi këtë festë paçka se virusi vdekjeprurës ka krijuar panik, pasi prej katër vitesh nuk ishte bërë, ndërsa në këtë 100-vjetor u realizua së bashku me dasmën masive në çiftet kineze.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 28 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: theworldnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e jugut martohen 6 mije çifte kore e jugut martohen 6 mije çifte

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...