Bota

Ndërron jetë bashkëpunëtori i Escobar, mburrej se kishte vrarë mbi 300 persona për ‘shefin’ tij

7 Shkurt 2020, 15:58 Nga DOSJA
Ndërron jetë bashkëpunëtori i

KOLUMBI- Bashkëpunëtori dhe krimineli më famëkeq i Pablo Escobar i njohur me pseudonimin “Popeye” 57-vjeç, ka ndërruar jetë ditën enjte në burgun e Kolumbisë.

Bëhet fjalë për Jhon Jairo Velasquez, i cili është mburrur se ka vrarë 300 persona për “shefin’’ e tij. Vdekja e tij është konfirmuar nga autoritetet e vendase.

Sipas mediave të huaja ai u lirua nga burgu në 2014 pas më shumë se 23-vitesh dhe hapi një kanal në YouTube, duke tërhequr më shumë se një milion ndjekës.

Në vitin 2018, ai sërish u arrestua nën akuzën e zhvatjes. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Escobar, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian i Medellín që dërgoi mijëra ton kokainë në SHBA.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john jairo pablo escobar john jairo pablo escobar

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...