Bota

Janë dhuruar 86 mln USD dhe furnizime, pse po i fsheh Kryqi i Kuq kinez pajisjet dhe ilaçet?  

7 Shkurt 2020, 13:43 Nga DOSJA
Janë dhuruar 86 mln USD dhe furnizime, pse po i fsheh Kryqi i Kuq kinez

KINË– Në Kinë numri i viktimave sa vjen dhe rritet ndërsa frika po shtohet akoma më shumë, pasi po përballen me mungesë të pajisjeve anti-virus dhe medikamenteve spitalore.

Punonjësit e shëndetit, të cilët janë në rrezik të lartë të infeksionit pa mbrojtje efektive, përfshirë maskat dhe kostumet, kanë bërë thirrje çdo ditë që të kenë më shumë furnizime.

“I gjithë vendi është mobilizuar për të dhuruar, por pse mjekët ende nuk po marrin furnizime të mjaftueshme?”  Pse ka akoma mungesa?

Këto janë disa pyetje që kanë ngjallur kureshtjen e shumë njerëzve pasi nuk dihet se ku po shkojnë dhurimet që bëhen në Kryqi i Kuq i Kinës.

Sipas mediave të huaja deri më sot Kryqi i Kuq ka marrë 86 milion dollarë dhurime, por nuk dihet se ku janë çuar, edhe pse është raportuar për kontroll të rreptë nga ana e qeverisë.

Para 6 ditësh në datën 1 shkurt, një zyrtar qeveritar kinez deklaroi se ishin dhuruar nga populli  mbi  86 milion dollarë, dhe furnizime mjekësore në Kryqin e Kuq të Wuhanit, por akoma në spitale po flitet për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 27 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...