Bota

“Albini ka të drejtë për heqjen e taksës”/ Grenell i drejtohet në emër kreut të PDK-së: Kadri, po e dëmton Kosovë

7 Shkurt 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Albini ka të drejtë për heqjen e taksës”/

SHBA- Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli, pasi ky i fundit deklaroi se Albin Kurti nuk duhet të nxitohet për ta hequr taksën ndaj Serbisë.

Pas kësaj deklarate, Grenell me anë të një postimi në twitter i është drejtuar Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë taksën ndaj Serbisë.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë, në reagimin e djeshëm Veseli i ka thënë Kurtit se nuk duhet të dorëzohet përpara Serbisë, duke aluduar për mos heqjen e taksës.

Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli.

Kujtojmë se Grenell ka kërkuar heqjen e taksës edhe përgjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ndërkohë që tha është i përkushtuar për një rinisje të negociatave Kosovë-Serbi, përmes bashkëpunimit ekonomik.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni heqja e takses kadri veseli richard grenell heqja e takses kadri veseli richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...