Politike

Soreca dhe Ardi Veliu inspektim në Kakavijë për “Frontex”/ Ambasadori: BE i ka dhënë 6 milionë euro policisë shqiptar

7 Shkurt 2020, 12:33 Nga DOSJA
Soreca dhe Ardi Veliu inspektim në Kakavijë për

Gjirokastër- Ambasadori i BE-së në vendin tonë,  Luigi Soreca bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë kryer një inspektim në pikën kufitare të Kakavijës për misionin “Frontex”. Soreca deklaroi se 6 milionë euro janë dhënë nga Bashkimi Europian për policinë shqiptare.

“Qëllimi i takimi, puna e FRONTEX në kufirin me Greqinë. Objektiv është goditja e krimit të organizuar. Për 2019 është dyfishuar nurmi i emigrantëve të paligjshëm. 6 milion euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për Policinë e Shtetit veçanërisht për policinë kufitare.  Objektivat e operacionit të përbashkët janë tre, kontrolli i parregullt i emigracionit, objektivi i dytë është goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar, dhe e treta është përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Tre këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira. Objektivi i parë në saj të bashkëpunimit në 2019 në kufi me Greqinë është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur, janë kapur mbi 10 mijë në vitin 2019. Objektivi i dytë, Ardi Veliu më informoi se gjatë 2019 është 4 fishuar numri i personave për kontrabandimin e qenieve njerëzore. Sa i përket tretit, rritja e bashkëpunimit me BE është shumë i rëndësishëm. .”u shpreh Soreca.

Operacioni i FRONTEX përmban 50 oficerë dhe pajisje logjistike të cilat janë vendosur në pikat kufitare. Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca soreca në kakavijë luigi soreca soreca në kakavijë

Sondazh

Poll