Bota

Kina merr masa urgjente, kontroll shtëpi më shtëpi për të zbuluar të infektuarit nga Koronavirusi

7 Shkurt 2020, 10:38 Nga DOSJA
Kina merr masa urgjente, kontroll shtëpi më shtëpi për

WHAN– Në Kinë numri i viktimave sa vjen dhe shtohet, duke e bërë edhe më të frikshme jetën e  njerëzve në këtë vend.

630 persona kanë humbur jetën nga Koronavirusi në Kinë ndërsa janë konfirmuar si të prekur  mbi 31 të tjerë.

Për shkak se paniku është përhapur edhe më shumë, qeveria kineze ka autorizuar institucionet  shëndetësore për të nisur kontrollet e qytetarëve shtëpi më shtëpi që të merren akoma më shumë masa në izolimin e Koronavirusit.

Nga kontrollet që po bëjnë nëpër shtëpi, do të merren për t’u dërguar në karantinë të gjithë të infektuarit nga Koronavirusi.

Kjo masë urgjente është menduar si e domosdoshme për vendin pasi , Ëhani ka  një popullsi të madhe prej 11 milionë banorësh me një normë vdekjeje nga koronavirusi prej 4,1% deri ditën e djeshme, shumë herë më e lartë se territori tjetër në Kinë, që është prekur vetëm me  0,17% vdekje.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 28 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 630 te vdekur ne kine kontroll shtëpi më shtëpi koronavirusi në kinë 630 te vdekur ne kine kontroll shtëpi më shtëpi koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2020, 10:21

Weber: Kurti do të jetë kryeministër jokomod

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur...