27 Tetor 2025, 15:54
Nga E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, duke folur nga Kuvendi tha se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Sipas saj, siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur.
“Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e bisedimeve në BE.
Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend. Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.
Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë.
Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.
albana koçiu
Politike
27 Tetor 2025, 15:46
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Agron Shehaj duke folur në Kuvend për ndërimet pa leje theksoi se prokuroria është e ashpër m...
Politike
27 Tetor 2025, 15:30
E. D
pamje nga takimi
ARABIA SAUDITE- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Arabinë Saudite. Rama është pritur nga Princi...
Politike
27 Tetor 2025, 15:19
E. D
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Po bëjmë s...
Politike
27 Tetor 2025, 14:58
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballe...
Politike
27 Tetor 2025, 14:50
M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj mori fjalën i pari pas raport...
Politike
27 Tetor 2025, 14:47
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur për ndërtimet në Tiranë,&nb...
Politike
27 Tetor 2025, 14:26
I.A
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja n&...
Politike
27 Tetor 2025, 14:18
I.A
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se ngjarja në Elbasan ku u arrestua avokati Ul...
Politike
27 Tetor 2025, 14:17
M.L
Olsian Çela raporton në Kuvend
TIRANA- Gjatë seancës së sotme plenare, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian &Cced...
Politike
27 Tetor 2025, 14:09
I.A
Olsian Cela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se deklarimi i rrëmë është vepër penal...