Politike

"Organet e huaja thanë se patronazhistët bënë kërdinë", Gjekmarkaj-Çelës: Prokuroria nuk i pa! Votimi ishte fasadë, u drejtua nga partia shtet

Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj e cilësoi paraqitjen e kryeprokurorit si një “diskurs paradoksal”, duke theksuar se nga raportimi nuk u mor asnjë përgjigje lidhur me krimin elektoral, fenomenin e patronazhistëve, si edhe ndërhyrjen e administratës dhe të partisë në pushtet në proceset zgjedhore, çështje që, sipas tij, janë evidentuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

27 Tetor 2025, 14:50 Nga M.L
"Organet e huaja thanë se patronazhistët bënë
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj mori fjalën i pari pas raportimit të Olsian Çelës në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj e cilësoi paraqitjen e kryeprokurorit si një “diskurs paradoksal”, duke theksuar se nga raportimi nuk u mor asnjë përgjigje lidhur me krimin elektoral, fenomenin e patronazhistëve, si edhe ndërhyrjen e administratës dhe të partisë në pushtet në proceset zgjedhore, çështje që, sipas tij, janë evidentuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

“Diskursi i prokurorit të Përgjithshëm ishte një paradoks. Organet e huaja, në raportet e tyre, si OSBE/ODIHR, vënë re se patronazhistët kanë bërë kredinë në zgjedhje, kurse Prokuroria nuk e sheh këtë. Administrata publike, drejtorët ushtruan presion për votën në zgjedhje, kurse organet e drejtësisë së vendit tim për fat të keq nuk e shohin. U bë një takim para zgjedhjeve, u ngrit një Task-Forcë dhe nuk u bë asgjë, edhe pse pati një tmerr elektoral, pati patronazhim, një votim fasadë i drejtuar nga partia shtet”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll