Politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çela theksoi se duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

27 Tetor 2025, 14:26 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Duhet vepruar urgjentisht
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është një kambanë alarmi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çela theksoi se duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.  

“Vrasja e Astrit Kalasë, ngjarja e rëndë, është një nxitje për të vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë. Disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Ka nevojë për një rikonceptim për çështjen e sigurisë për prokurorët dhe gjyqtarët. Do të kemi disa kërkesa për Kuvendin që do i bëjmë të njohura”, tha Çela./Dosja.al

olsian Çela seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll