Politike

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Kryeprokurori Olsian Çela: Nuk mund të them se...

Në përgjigjen e tij, Çela deklaroi se deri më tani nuk disponohen të dhëna konkrete për raste të tilla, por theksoi se çdo situatë duhet shqyrtuar në mënyrë individuale.

27 Tetor 2025, 14:17 Nga M.L
Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Kryeprokurori
Olsian Çela raporton në Kuvend

TIRANA- Gjatë seancës së sotme plenare, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me rastet e mundshme të fitimit të tenderave publikë nga persona me precedentë penalë dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Në përgjigjen e tij, Çela deklaroi se deri më tani nuk disponohen të dhëna konkrete për raste të tilla, por theksoi se çdo situatë duhet shqyrtuar në mënyrë individuale. Ai shtoi se Prokuroria është e gatshme të verifikojë çdo informacion të detajuar që i përcillet nga institucionet përkatëse.

PyetjeRezulton se persona të dënuar kanë përfituar prokurime publike. A keni hetim për shpërdorim detyre për zyrtare për zyrtarë për fenomene të tilla? Apo mbyllni sytë para këtyre fenomene? Përfitimi i tenderave publik nga persona me rekorde kriminale është  luftë kundër krimit apo e fuqizon kriminalitetin?

ÇelaNuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe tja përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik./ Dosja.al

olsian Çela

Sondazh

Poll