Politike

Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi/ Olsian Çela: Deklarimi i rremë është vepër penale

Teksa po raportonte në Kuvend, Çela është pyetur në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar nga autoritetet greke.

27 Tetor 2025, 14:09 Nga I.A
Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi/ Olsian Çela:
Olsian Cela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se deklarimi i rrëmë është vepër penale. Teksa po raportonte në Kuvend, Çela është pyetur në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar nga autoritetet greke. Ai u shpreh se kanë nisur hetimet, duke theksuar se ka sanksione në lidhje me deklarimet e rreme.  

“Kjo çështje u trajtua gjatë raportimit të ligjeve. Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione për këtë çështje,” tha Çela./Dosja.al

olsian Çela

Sondazh

Poll