Politike

"Prokuroria shumë e ashpër me qytetarët e thjeshtë"/ Ndërtimet pa leje, Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet

Gjatë fjalës së tij Shehaj nënvizoi se, se mjafton të bësh nj xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura dhe disa të tjera të paprekura. Në fund, Shehaj shtroi pyetjen, nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë. 

27 Tetor 2025, 15:46 Nga E. D
"Prokuroria shumë e ashpër me qytetarët e
Agron Shehaj

TIRANË- Agron Shehaj duke folur në Kuvend për ndërimet pa leje theksoi se prokuroria është e ashpër me qytetarët e thjeshtë ndërsa pushtetarët janë farë të paprekur nga shkelja e ligjit. Gjatë fjalës së tij Shehaj nënvizoi se, se mjafton të bësh nj xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura dhe disa të tjera të paprekura. Në fund, Shehaj shtroi pyetjen, nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë. 

“Zoti Çela u bëra një pyetje lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç e dini Shqipëria është një vend i padrejtë për qytetarët e thjeshtë. Nëse vëmë re shikojmë veprimet e prokurorisë, është e rreptë me qytetarët e thjeshtë dhe jo me njerëzit që kanë pushtet.

Edhe për ndërtimet pa leje, ka padrejtësi. Mjafton të bësh nj xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura, dhe disa të tjera të paprekura. Ato që janë më të mira janë më të paprekura. Imagjinoni të vini në vend të një qytetari që ka ndërtuar pa leje. Ai nuk është kriminel, ka dashur të marrë leje po nuk ia jep askush. Këtyre iu shkon policia e ua shemb. Dikujt tjetër ngjitur nuk ia shemb. Dhe i referojnë në prokurori dhe prokuroria vepron. Kjo sipas mendimin tuaj, a kemi të bëjmë me shpërdorim detyre? A ju ka bërë përshtypje diçka e tillë? Duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Të gjithëve iu duhet shembur nëse është për tu shembur, se kjo është diçka që prej jashtëzakonisht shumë qytetarë. Njerëzve me pushtet nuk iu prishen ndërtesat. Qytetarët e thjeshte referohen ne prokurori. Në mes të Tiranës, tek liqeni, kanë ndërtuar një pallat të tërë pa leje. Nuk e shemb askush. Për atë nuk flet askush sepse është me pushtet. Doja të dija nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë”, tha Shehaj./Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll