Politike

Arrestimi i avokatit në Elbasan/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte

Gjatë raportimit në Kuvend, Çela tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme.

27 Tetor 2025, 14:18 Nga I.A
Arrestimi i avokatit në Elbasan/ Prokurori
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se ngjarja në Elbasan ku u arrestua avokati Ulian Bajrami është e papranueshme. Gjatë raportimit në Kuvend, Çela tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme. Ndërkohë që theksoi se masa e arrestit duhet të jetë masa e fundit ekstreme që duhet të merret. 

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. Kemi sot probleme me realizimin e funksioneve nga prokurorët, sidomos atyre të rinj. Është e papranueshme që nga salla e gjyqit të kalojmë në ndalim. Ne i kemi kërkuar prokurorëve  që masa e arrestit të jetë masa e fundit ekstreme, në çdo rast vlerësimi duhet të bëhet shumë i kujdesshëm sesi do i aplikojmë veprat penale. Rasti në fjalë nuk duhej të ndodhte dhe pse mund të ketë hapësirë. Masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela./Dosja.al

olsian Çela

Sondazh

Poll