Politike

Përdorimi i fondeve publike nga PS në zgjedhje/ Olsian Çela: Janë marrë disa masa për krimet zgjedhore

Gjatë raportimit në Kuvend, Çela u shpreh se ka një sërë çështjesh penale që janë nisur hetimet në lidhje me krimet zgjedhore. 

27 Tetor 2025, 13:53 Nga I.A
Përdorimi i fondeve publike nga PS në zgjedhje/ Olsian
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se janë marrë disa masa për krimet zgjedhore. Gjatë raportimit në Kuvend, Çela u shpreh se ka një sërë çështjesh penale që janë nisur hetimet në lidhje me krimet zgjedhore. 

"Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor," tha Çela./Dosja.al

olsian Çela seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll