Bota

Denoncoi i pari Koronavirusin në Kinë, si qëndron e vërteta për “vdekjen” e mjekut Li Wenliang

7 Shkurt 2020, 09:50 Nga DOSJA
Denoncoi i pari Koronavirusin në Kinë, si qëndron e vërteta

KINË– Lajmi për vdekjen e mjekut kinez nga Koronavirusi,  cili ishte i pari që denoncoi rastin e përhapjes së virusit vdekjeprurës, ka tronditur vendin mbrëmjen e djeshme.

Por ndërkohë që njerëzit u mërzitën për këtë fakt dhe bota u alarmua, një lajm tjetër qarkulloi në media se mjeku Li Wenliang nuk kishte vdekur, por ishte në gjendje shumë kritike për jetën. Një lajm i tretë përgënjeshtron gjithçka, duke u rikthyer tek lajmi i parë se Li ka humbur jetën.

Shkak për lajmet e rreme rreth “vdekjes” së mjekut ishin rrjetet sociale që ndikuan të bëhet kaq viral një lajm i tillë.

Por lajmi për vdekjen e doktorit u konfirmua saktësisht nga gazeta e partisë kineze në pushtet. Ndërkohë më pas u bë edhe konfirmimi zyrtar, përmes një postimi në Twitter të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shprehte ngushëllimet për familjarët e tij.

Pavarësisht se u keqkuptua kaq shumë lajmi i vdekjes së tij, sepse edhe OBSH pas disa minutsh e fshiu postimin që bëri për vdekjen e mjekut, vetë spitali konfirmoi vdekjen e doktorit Li Wenliang.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 27 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë li wenliang vdekja e li wenliang 630 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë li wenliang vdekja e li wenliang

Sondazh

Poll