Aktualitet

Aksident tragjik në Memaliaj, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal. Humbin jetën dy mësues, një tjetër plagoset (E

7 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Memaliaj, makina del nga rruga dhe përfundon

MEMALIAJ– Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Memaliaj-Krahës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.  Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, 2 kilometra larg qytetit të Memaliajt, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

Dosja.al mëson se në makinën që u përfshi në aksident udhëtonin disa mësues, ku dy prej tyre humbën jetën dhe tjetri u plagos. Mësohet se viktimat janë Leonard Sako, 40-vjeç dhe Orinda Hoxha rreth 36 vjeç. Po ashtu i palgosur ka mbetur edhe mësuesi Petrit Zaçe.

Referuar informacionit paraprak mësohet se automjeti me targa TP 0700 B ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dalë  nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet”, shkruan Policia. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

(A.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne memaliaj aksident rrugor ne aksin memaliaj-krahes leonard sako vdesin dy persona ne memaliaj vdesin mesuesit ne memaliaj aksident ne memaliaj aksident rrugor ne aksin memaliaj-krahes leonard sako vdesin dy persona ne memaliaj vdesin mesuesit ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2020, 14:19

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/...