Aktualitet

7 policë të pezulluar në Krujë, ngacmonin seksualisht gratë e dhunuara nga burrat, lejuan kanabisin dhe ndërtimet pa leje

7 Shkurt 2020, 11:55 Nga DOSJA
7 policë të pezulluar në Krujë, ngacmonin seksualisht

KRUJE- Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra 7 policë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke u përfshirë në favorizimin e kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, e duke mos raportuar ngjarjet. Në një njoftim zyrtar, SHÇBA sqaron se policët e pezulluar ishin pjesë e Komisariatit të Krujës, dhe se gjatë hetimit është sekuestruar edhe një sasi kanabisi. Gjithashtu, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Punonjësit e pezulluar janë: Xhevair Babasi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme; Sabri Danaj; Muharrem Celami, Nuri Sefa, Kadri Daci, Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin; dhe Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se këta efektivë kanë manipuluar ngjarje, ndërsa 2 prej tyre kanë ngacmuar seksualisht, gratë që denonconin se i rrihnin burrat. Ata i raportonin aksidentet, si rrëzim në trotuar.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve që SHÇBA godet raste të shkeljes së detyrës në radhët e uniformave blu. Dje, u pezulluan nga detyra 4 efektivë që u përfshinë në një skemë kalimi të paligjshëm të kufirit, për të ëmën e Arben Bilalit. (LEXO KËTU). 

NJOFTIMI I PLOTË

Durrës – SHÇBA finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat( SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Abuzuesit e detyrës 2”.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme të subjekteve të këtij procedimi. Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

– Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– M.C., Ndihmës/specialist për Rendin;

– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit 2 dervish sana fatmir beqaj kadri daci muharrem celami nuri sefa sabri danaj shcba durres shcba pezullon 7 police xhevair babasi abuzuesit 2 dervish sana fatmir beqaj kadri daci muharrem celami nuri sefa sabri danaj shcba durres shcba pezullon 7 police xhevair babasi

Sondazh

Poll