Aktualitet

Yuri Kim takohet me anëtarët e KLGJ: I përgëzoj për përpjekjet, SHBA s’ndalet deri në vendosjen e drejtësisë së pava

7 Shkurt 2020, 14:54 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me anëtarët e KLGJ: I përgëzoj për

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në një postim në mediat sociale, ambasada e SHBA ka bërë me dije se ka përgëzuar anëtarët e KLGj për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqtarëve dhe gjykatave.

Më tej shkruhet se SHBA është e përkushtuar për vendosjen e një drejtësie të paanshme dhe për të krijuar institucione të forta dhe demorkatike.

Ambasadorja Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, prej pak javësh ka marrë detyrën e re dhe ka zhvilluar një tur takimesh në disa institucione të rëndësishme në vend. Kim është takaur me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, kreun e Kuvendit dhe kreun e opizitës. Po ashtu ka zhvilluar një bisedë me Prokurorin e Përgjithshëm, ka shkuar në SPAK dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu ka takaur dhe disa prej ministrave dhe kreun e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu ambasadorja ka shkaur dhe në Durrës në zonat e prekura nga tërmeti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadorja e shba ne tirane kim takohet me klgj-ne yuri kim ambasadorja e shba ne tirane kim takohet me klgj-ne yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2020, 14:19

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/...