Sport

Pasi i tha jo fanellës kuqezi, Durmishaj ‘injorohet’ në Greqi, nuk grumbullohet për ndeshjet eliminatore të Euro

14 Mars 2019, 16:28 Nga DOSJA
Pasi i tha jo fanellës kuqezi, Durmishaj ‘injorohet’ në

Kombëtarja e Greqisë ka publikuar listën e 23 lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet që do të luajë për kampionatin Europian kundër më 23 dhe 26 Mars kundër Lihtenshtajnit dhe Bosnjës.

Ajo që bie në sy në listën e publikuar nga trajneri i përfaqësueses “Helene”, Angelos Anastasiadis, është fakti se nuk e ka marrë në ekip futbollistin me origjinë shqiptare Fiorin Durmishaj

Ky i fund ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit në Shqipëri dhe Greqi, për faktin se vendosi që të mos zgjedhë fanellën kuqezi, por atë të Greqisë.

Por, duket se Durmishaj duhet të presë ende për të marrë një ftesë nga ekipi i parë i Kombëtares së Greqisë.

Futbollisti ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U21 nën drejtimin e Alban Bushaj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiorin durmishaj kombetarja dreke kombetarja u 21 fiorin durmishaj kombetarja dreke kombetarja u 21

Sondazh

Poll