Sport

‘Çmenduri botërore’/ Kampionati i Mbajtjes së Gruas, çmimi i parë fiton një sasi birre sa ‘ngarkesa’ (Video)

14 Mars 2019, 18:45 Nga DOSJA
‘Çmenduri botërore’/ Kampionati i Mbajtjes së

Kampionati Botëror i Mbajtjes së Gruas u mbajt në Finlandë, kur fituesi mori me vete në shtëpi një sasi birre sa pesha e gruas që mbante mbi shpinë.

Gara u zhvillua në qytetin Sonkajarvi, në një ditë me shi po kjo nuk i ndaloi 60 çifte të merrnin pjesë nga 14 shtete të ndryshme.

Kampionati zgjati dy ditë, me një garë sprint, garë në grup dhe gara kryesore në gjatësinë 253.5 metra.

Faqen zyrtare të kampionatit shpjegon:

“Ka katër stile të zakonshme për të mbartur gruan: Duke u kapur në qafë mbi shpinë, gruaja e varur me kokë poshtë në anën e bartësit, hedhur mbi supe ose në anën e kundërt mbi supet e burrit të saj.”

Këtë vit, fituesit ishin Ville Parviainen dhe Sari Viljanen, nga Vantaa. Rezultati ishte një fitore e dytë radhazi për Ville, i cili konkurroi me një partner tjetër në 2014.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport finland kampionati boteror finland kampionati boteror

Sondazh

Poll