Sport

Real Madrid nënshkruan me mbrojtësin e talentuar Eder Militao

14 Mars 2019, 19:31 Nga DOSJA
Real Madrid nënshkruan me mbrojtësin e talentuar Eder Militao

Real Madridi ka qenë në nevojë prej kohësh që të përforcojë linjën e mbrojtjës dhe e ka gjetur personin e duhur tek ekipi i Portos, ai është Eder Militao.

‘Los Blancos’ e bëri njoftimin sot ditën e enjte se Militao, 21 vjeç, do i bashkohet klubit madrilen në fund të sezonit, në një kontratë 6 vjeçare.

Kur Porto e bleu futbollistin në Sao Paolo në gusht të vitit të kaluar, ata i vendosën një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e cila do ngrihej përsëri në korrik me 50 %, në 75 milionë euro.

Edhe pse ajo shifër mund të duket e madhe për një lojtar të cilin nuk e ka provuar veten në skenën e madhe të futbollit, ishte klauzola që e detyroi Realin të ndëhynte para se ajo të rritej.

Ndoshta Militao ka luajtur shumë pak kohë në Europë, por ekspertët kanë qenë të impresionuar me performancat e tij në Portugali.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eder militao porto real madrid eder militao porto real madrid

Sondazh

Poll