Sport

‘Çmenduria’ e tifozit, vesh luanin me bluzën e ekipit dhe e merr në stadium (Foto)

14 Mars 2019, 15:08 Nga DOSJA
‘Çmenduria’ e tifozit, vesh luanin me bluzën e ekipit

Tifozët palestinez të futbollit treguan krenari për ekipin e tyre duke marrë një luan në stadium që të shikonin ndeshjen në stadiumin e mbushur plot.

Tifozi u pa në stadium gjatë një ndeshjeje të ligës palestineze mes Shahab Rafah dhe El-Sadaka, ku tifozi e kishte veshur luanin me bluzën e ekipit të tij.

Fansat, të cilët nuk ishin aspak të frikësuar, në fakt ishin shumë të kënaqur nga prezenca e ‘mbretit të xhuglës’, ndërkohë që tifozët më të ri luajtën me të pas përfundimit të ndeshjes.

Luani kishte lindur në një kopësht zoologjik në Rafah, por pronari ishte detyruar ta shiste atë në mënyrë që të vazhdonte të ushqente kafshët e tjera.

Dy luanëve të tjerë dy muajsh nga i njëjti kopsht zoologjik, Mona dhe Alex, kanë jetuar me refugjatin Saad Aldeen Al-Jamal dhe gjashtë fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Rafah, në Gazan jugore.

Babai 54-vjeçar thotë se i bleu këlyshët nga kopshtin zoologjik dhe kafshët shtëpiake të pazakonta janë bërë pjesë përbërëse e familjes së tij.

Ata jetojnë brenda shtëpisë ashtu si fëmijët, hanë dhe pinë brenda dhomës dhe kanë një shtrat që të dy flenë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liga e futbollit luan palestine liga e futbollit luan palestine

Sondazh

Poll