Sport

Formati i ri i ‘Botërorit të Klubeve’, 24 ekipe pjesëmarrëse. Përplasje FIFA-UEFA

14 Mars 2019, 17:57 Nga DOSJA
Formati i ri i ‘Botërorit të Klubeve’, 24 ekipe

Botërori i Klubebe nuk do të jetë më në të njejtin format që është zhvilluar deri në vitin 2018, tashmë vjen një kompeticion i ri i quajtur ‘Kupa e Botës për Klube’, ashtu si ‘Kupa e Botës’ do të zhvillohet një herë në katër vite.

Edicioni i parë do të zhvillohet në vitin 2021 dhe do të zgjasë nga data 17 qershor deri më 14 korrik, ndërsa vendi organizator nuk është përcaktuar akoma.

FIFA do të miratojë këtë iniciativë të re nesër në mbledhjen e rradhës që do të mbahet në Miami, SHBA.

Do të jenë 24 klube pjesëmarrëse nga e gjithë bota, dhe Botërori i Klubeve aktual nuk do të zhvillohet më.

UEFA është kundër idesë së FIFA, çka ka sjellë dhe një përplasjë midis dy institucioneve, por FIFA ka miratim e disa klubeve, si Barcelona që është pro këtij projekti.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport boterori i klubeve fifa uefa boterori i klubeve fifa uefa

Sondazh

Poll