Bota

‘Skandali diplomatik’ i Daçiç, sulmon verbalisht për Kosovën Komisionerin Evropian, Varhelyi largohet nga takimi

7 Shkurt 2020, 08:43 Nga DOSJA
‘Skandali diplomatik’ i Daçiç, sulmon verbalisht

TIRANË– Në një takim me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka shkaktuar një “skandal diplomatik”.

Daçiç ka sulmuar drejtpërdrejtë mysafirin, duke e vënë atë në siklet fakt që e bëri atë të largohej nga takimi.

Sipas mediave të huaja, Blic.rs, para se Daçiç të niste takimin, biseda ishte krejt normale. Por ndodhi  edhe momenti i tensionit, ku Daçiç gjatë fjalës së tij ju drejtua ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e din se ku ka ardhur dhe se po heshtë ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe heshtë për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka shkruar  “Blic.rs”.

Por në lidhje me këtë situatë aspak të këndshme, Varheliy është shprehur:  Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar.

Mediat serbe pas këtij lajmi të bujshëm kanë kërkuar një koment të Daçiç për gjithçka ndodhi duke  u shprehur se:  Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi.

Burimi: blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dacic daçiç sulmon varhelyi skandal diplomatik varhelyi dacic daçiç sulmon varhelyi skandal diplomatik varhelyi

Sondazh

Poll