Politike

"Jam në mes te Tiranës..."/ Berisha tha se u arratis pas urdhërarrestit nga SPAK, Tom Doshi: O mashtrues, ke 20 vite që shpif për mua

Në fund, Doshi thekson se nuk frikësohet nga asgjë, pasi nuk ka vjedhur popullin dhe shton se për 20 vite Berisha vetëm ka shpifur për ndaj tij. 

24 Tetor 2025, 13:13 Nga E. D
"Jam në mes te Tiranës..."/ Berisha tha se u arratis pas
Tom Doshi

TIRANË- Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshit ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, ku tha se ia mbathi në drejtim të paditur. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Doshi tregon se nuk ia ka mbathur, por është në mes te Tiranës duke e pirë kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Në fund, Doshi thekson se nuk frikësohet nga asgjë, pasi nuk ka vjedhur popullin dhe shton se për 20 vite Berisha vetëm ka shpifur për ndaj tij. 

"O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!" shkruan Tom Doshi./Dosja.al

sali berisha ton doshi

Sondazh

Poll