Politike

Asnjë hetim nga Manastirliu/ Gazetari Stafa nxjerr shkresat e mjekëve në QSUT: Biopsitë futen 4 javë me vonesë në proçes

Sipas dokumenteve, 10 mjekë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, kanë deklaruar se biopsitë që vijnë në laborator, futen 4 javë me vonesë në proces. 

24 Tetor 2025, 10:57 Nga I.A
Asnjë hetim nga Manastirliu/ Gazetari Stafa nxjerr shkresat e mjekëve
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa kërkesa nga mjekët të vitit 2019 që u janë dërguar Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Joti dhe Ministres Ogerta Manastirliu në lidhje me një skandal në QSUT. Sipas dokumenteve, 10 mjekë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, kanë deklaruar se biopsitë që vijnë në laborator, futen 4 javë me vonesë në proces. Ky urdhër është dhënë nga Shefja e Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

"Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys," shkruan Stafa.

Më tej, ai ngre dhe pyetje nëse ka filluar apo jo një hetim për këtë çështje dhe kush mban përgjegjësi nëse ankesa e mjekëve specializantë është e vërtetë. 

Postimi i Plotë:

Nëse ky pretendim rezulton i vërtetë, është skandali më i frikshëm i QSUT-së.
2019!
10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.
Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo? A ka kryer QSUT ndonjë hetim? Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta? Po ish-ministrja Albana Koçiu, kreu ndonjë hetim? Po mimistrja aktuale, Evis Sala, do kryej ndonjë hetim? A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?

Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo? Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje! 10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!

osman stafa ogerta manastirliu enkel joti

Sondazh

Poll