24 Tetor 2025, 12:17
Nga E. D
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se Prokuroria dështoi me ngritjen e Task-Forcës për të parandaluar krimin zgjedhor dhe raporti më i fundit i OSBE/ODIHR për 11 majin e tregoi më së miri se si nuk u parandalua krimi zgjedhor.
Duke diskutuar në Komisionin e Ligjeve, pikat e rendit të ditës, Bylykbashi tha se asnjë nga problematikat nuk ishte përfshirë në këto rezoluta, sikurse ishin raporti i DASH më herët dhe ai për zgjedhjet dje. Ndër të tjera, demokrati trajtoi problematikat dhe faktin se si mazhoranca hesht dhe nuk ka qasje për t’i zgjidhur këto problematika dhe që i intereson situata e kontrollit zgjedhor.
“Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar.
U ngrit një Task-Forcë që ka dështuar në mënyrë masive. Krimin zgjedhor mund ta shohim në të dyja krahët, se si funksionon aktualisht dhe se si do vazhdojë më tej. Kemi centralizim të pushtetit, institucionet nuk janë të pavarura, ka bashkëpunim me krimin e organizuar dhe gjithçka përfundon siç përfundoi në zgjedhje me krim zgjedhor. Nuk pres që mazhoranca të ketë qasje. Mazhoranca ka hallin se humbet zgjedhjet, ndaj edhe raportet flasin qartë. Rezolutat këtu nuk përputhen, nuk dalin çështje”, tha Bylykbashi./Dosja.al
oerd bylykbashi
Politike
24 Tetor 2025, 12:12
I.A
Kuvendi
TIRANË- Drafti i dakordësuar i Komisionit për Reformën Zgjedhore është bërë publik ditën e sotme....
Politike
24 Tetor 2025, 12:09
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gj...
Politike
24 Tetor 2025, 12:00
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbuluar arsyen se përse Altin Dumani mungoi në seancën çelëse të l...
Politike
24 Tetor 2025, 11:52
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD I...
Politike
24 Tetor 2025, 10:57
I.A
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa kërkesa nga mjekët të vitit 2019 që u janë dërguar ...
Politike
24 Tetor 2025, 07:31
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se ç...
Politike
23 Tetor 2025, 22:22
M.L
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar...
Politike
23 Tetor 2025, 22:16
M.L
foto nga emisioni
TIRANE- Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forc&...
Politike
23 Tetor 2025, 21:24
M.L
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Ba...
Politike
23 Tetor 2025, 20:45
M.L
Behgjet Pacolli
KOSOVA- Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë q&eum...