24 Tetor 2025, 12:56
Nga E. D
Wesley Clark
HAGË- Gjenerali amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë duke u gjykuar për krime lufte në qytetin holandez.
"Në përputhje me Urdhrin e Dhomës së Gjykimit të datës 2 shtator 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon dhënien e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, gjeneral Wesley Clark", thuhet në shkresën e avokatëve të Thaçit.
Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999. Fushata e sulmeve të NATO-s, e cila ka zgjatur 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe ajo u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit. Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.
Nuk është e qartë se kur saktësisht do Clark do të ulët në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas njoftimit të mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund të dëshmojë para 18 apo 19 nëntorit. Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, por gjykata ka lejuar më shumë kohë tashmë.
Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan. Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët. Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./REL
wesley clark hage hashim thaci
Politike
24 Tetor 2025, 12:36
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në Komisionin e Ligjeve tha se nuk ka konstatim m&e...
Politike
24 Tetor 2025, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kreut të Partisë Social-Demokrate Tom Doshit i kanë prerë urdh&eum...
Politike
24 Tetor 2025, 12:17
E. D
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se Prokuroria dështoi me ngritjen e Task-Forc&eum...
Politike
24 Tetor 2025, 12:12
I.A
Kuvendi
TIRANË- Drafti i dakordësuar i Komisionit për Reformën Zgjedhore është bërë publik ditën e sotme....
Politike
24 Tetor 2025, 12:09
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gj...
Politike
24 Tetor 2025, 12:00
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbuluar arsyen se përse Altin Dumani mungoi në seancën çelëse të l...
Politike
24 Tetor 2025, 11:52
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD I...
Politike
24 Tetor 2025, 10:57
I.A
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa kërkesa nga mjekët të vitit 2019 që u janë dërguar ...
Politike
24 Tetor 2025, 07:31
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova hyri në vitin 2025 e vetëdijshme që do të kishte zgjedhje parlamentare, por pa e ditur se ç...
Politike
23 Tetor 2025, 22:22
M.L
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar...