Politike

Abuzimet me fondet e IPARD II/ SPAK: Kemi regjistruar procedim penal, çështja në fazë paraprake

E pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK ka refuzuar që të japë të dhëna për çështjen.

24 Tetor 2025, 11:52 Nga I.A
Abuzimet me fondet e IPARD II/ SPAK: Kemi regjistruar procedim penal,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II. E pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK ka refuzuar që të japë të dhëna për çështjen.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, shkruan SPAK./Dosja.al

spak ipard ii

Sondazh

Poll