Politike

Ndalimi i monopatinave/ Koçiu: Po hartojmë rregulla të reja qarkullimi dhe zonat e lejuara

Koçiu u shpreh se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike ka ardhur si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

24 Tetor 2025, 12:09 Nga E. D
Ndalimi i monopatinave/ Koçiu: Po hartojmë rregulla të reja
pamje nga takimi

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore. Pas takimit, Koçiu u shpreh se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike ka ardhur si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu theksoi se qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit.

Postimi i Albana Koçiut: 

Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:

standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit./Dosja.al

Sondazh

Poll