Aktualitet

“Nuk duhet bërë show me kallashë, ata kapen me përgjime”/ Artan Hoxha rendit ‘kokat’ e krimit që gëzojnë lirinë:

7 Shkurt 2020, 06:49 Nga DOSJA
“Nuk duhet bërë show me kallashë, ata kapen me

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka deklaruar se shumë nga ‘kokat’ e krimit të organizuar në vend janë të lirë, madje janë liruar nga burgu me vendim gjykate. Duke iu referuar OFL-së (Operacionit Forca e Ligjit), Artan Hoxha ka deklaruar se për kapjen e këtyre personave nuk duhet bërë show, por duhet të punohet me teknika dhe përgjime.

 “Ai personi atje është i lirë në gjermani, ai Dervishaj. Lulzim Berisha është i lirë, atij që i bënë atentat (Plarent Dervishajt) meqë i kanë gjetur atentatorin thonë hajde të sekuestrojmë pasurinë. Ky është problemi i kësaj liste që kanë bërë. Ardian Çapja po ashtu, nuk është i dënuar. Suel Çela po ashtu mori pafajësi. Emiljano Hysenaj dhe ai tjetri janë në burg në Gjermani, kanë sjellë nga Ekuadori kokainë dhe kanë sjellë 1.8 ton kokainë. 400 milionë euro thoshte policia gjermane dhe këta shkojnë i kapin papaqin. Problematika është që ti ke persona që janë të lirë të padënuar, me pasuri dhe biznese të deklaruara. Me letra t’i duhet të punosh me inteligjencë jo me kallashë, ata kapen me përgjime me teknika. Ai nuk kapet duke bërë show.”, u shpreh Artan Hoxha. 

Që prej të hënës, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek biznesmeni durrsak, Dashamir Gjoka, tek trafikanti i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe tek i afërmi i tij, Edliri. Ndërkohë që më herët, formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruaAltin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Një ditë më parë OFL-ja i dha ultimatum Suel Çelës dhe Plarent Dervishajt për të provuar burimin e pasurisë së tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren artan hoxha anti-kçk-ja zbret në terren artan hoxha

Sondazh

Poll