Aktualitet

Ardi Veliu konfirmohet në detyrë, kalon me sukses Vettingun në Polici, shtyhet vendimi për kreun e Gardës (Video)

7 Shkurt 2020, 07:17 Nga DOSJA
Ardi Veliu konfirmohet në detyrë, kalon me sukses Vettingun në

Tiranë- Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kaluar me sukses Vettingun në Polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Veliu nuk ka asnjë problem në të treja shtyllat e vlerësimit që janë: pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror. Veliu ishte i pranishëm sot për t’u njohur me vendimin. Ndërsa për kreun e Gardës së Republikës Gramos Sakon, KJV ka shtyrë vendimin, pasi ky i fundit kishte depozituar një kërkesë për të marrë më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë e figurës.

Ditën e sotme para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të dalë edhe Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit, Artan Shkëmbi. Theksojmë që Shkëmbi është gjithashtu kreu i Task-Forcës “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit, si edhe është me 18 emrave që kaluan fazën e parë të garës për postin e kreut të  Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Seanca e djeshme në KJV

Një ditë më parë doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Shtetit.  Veliu dekaloi se ka si pasuri një apartament me vlerë 79 mijë euro, të prenotuar, për të cilin ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Ai u shpreh se jetonte në një shtëpi me qera bashkë me të shoqen, pasi apartamenti është në ndërtim e sipër.  Ai u shpreh ka një kredi me 5 milionë lekë dhe të ardhura familjare. Kështu, Veliu deklaroi 750 mijë lekë në një llogari bankare dhe 5 mijë euro të tjerë, të përfituara nga shitja e një makine. E shoqja e Veliut, ka deklaruar në bankë rreth 2 milionë e 400 mijë lekë si dhuratë nga prindërit e saj, e provuar kjo me një deklaratë, pas shitjes së një apartamenti në Vlorë. Në lidhje me kriterin e dytë, atë të pastërtisë së figurës, DSIK ka lëshuar një  certifikatë sigurie për Ardi Veliun, dhe se për të nuk ka procedim penale. Ai nuk ka qenë as i dënuar, e as i përfshirë në Sigurimin e Shtetit. Ndaj Veliut ka patur disa denoncime, të cilat kanë sjellë edhe përgënjështrimin e tij. Në vitin 2002, 2003 dhe 2007, Veliu ka qenë pjesë e Policisë në Vlorë. Për të ka patur denoncim se ishte i implikuar me kalimin e klandestinëve, të dhëna këto, që sipas KJV-së nuk janë provuar. Po ashtu, dy denoncime kanë shkuar në KJV nga një person dhe një denoncim nga Sindikata e Punonjësve të Policisë.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit:

– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.
– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.
– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.
– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.
– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.
– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.
– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.
– Nuk ka procedime penale për të.
– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu konfirmohet në detyrë ardi veliu ne vetting ardi veliu konfirmohet në detyrë ardi veliu ne vetting

Sondazh

Poll