Aktualitet

Çështja e privatizimit të CEZ, Gjykata e Tiranës pushon hetimet: Nuk ka vepër penale

  • Mbyllja e çështjes së CEZ, Balla: Vendimin e mori gjyqtari ‘KÇK’, ankimim në SPAK
  • Më tej mësohet se argumenti që ka dhënë gjyqtari Sallaku, ka qenë se nuk ka vepër penale në rastin e privatizimit, ndaj nuk duhet të vijojnë me hetimet.
    Featured image of article: Çështja e privatizimit të CEZ, Gjykata e Tiranës pushon hetimet: Nuk ka vepër penale

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për pushimin e çështjes së privatizimit të CEZ. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku. Më tej mësohet se argumenti që ka dhënë gjyqtari Sallaku, ka qenë se nuk ka vepër penale në rastin e privatizimit, ndaj nuk duhet të vijojnë me hetimet. Vendimi i sotëm i Gjykatës është marrë më shumë se një muaj pasi prokuoria vendosi që të mbyllte çështjen në ngarkim të personave që ishin të kallëzuar. 

    Në një vendim në që mban datën 18 dhjetor Prokuroria e Tiranës vendosi mbylljen e hetimeve, pasi dhe më herët ka përpjekje për të mbyllur dosje.  Më herët në datën 10 tetor, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Prokurori Sajmir Hysi kërkoi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme, por në 13 dhjetor gjykata kërkoi rihetim, ndërsa sot dosja është mbyllur përfundimisht.  Në lidhje me dosjen pak ditë më parë reagoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi rihetime dhe shtoi se shtetit shqiptari është shkaktuar një dëm financiar 418 milionë Dollarë nga ky privatizim.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Privatizimi i CEZ është kryer në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike dhe ministër i Energjitikës, Genc Ruli. Privatizimi u cilësua si një aferë korruptive dhe Partia Socialiste kërkonte hetime, dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës, dhe familjarë të tij. Prokuroria mori në pyetje një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Po ashtu në hetim kanë qenë biznesmeni Nue Kalaj dhe Kastriot Ismailaj.

    (A.B. Dosja.al) 

    Shto Koment